Kryesoret Skandali për Unazën e Re, Basha: Rama, hajdut i pamëshirshëm

Skandali për Unazën e Re, Basha: Rama, hajdut i pamëshirshëm

187
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një deklaratë për mediat në lidhje me skandalin e falsifikimit të Unazës së Re, ku ka sulmuar kryeministrin duke e cilësuar atë si hajdut. Basha  tha se  dokumentet e publikuara në media treguan vjedhjen që po bëhej për ndërtimin e Unazës së re. “Kemi dy muaj që e kemi thënë ditë për ditë këtë gjë, megjithëse helmimi nga gënjeshtrat e qeverisë  kanë penguar shumë qytetarë të shohim të vërtetën, por më mirë vonë sesa kurrë.

Sot të gjithë po shohin Ramën si është pa maskë, pa fasadë, hajdut të ftohtë dhe të pamëshirshëm që nuk ndalet para asgjëje. Hajdut që për të mbushur xhepat është gati të flakë në rrugë pleq, fëmijë, të sëmurë, gra shtatzëna”, tha Basha. Ndërkohë, ai kërkoi që Autoriteti Rrugor Shqiptar të dalë para drejtësisë, ndërsa sipas ti faktet e publikuara i nxorën maskën e vërtetë kryeministrit Edi Rama.

“Ideatori dhe planifikuesi i këtyre zgjedhjeve dhe projekteve të koncesionit, dhe çdo vjedhje tjetër është Rama. Ai ka vetëm një gjë si moral; paranë. Para parave për të s’ka vlerë asgjë, as e ardhmja, as të rinjtë. Edi Rama as nuk ka pasur dhe nuk ka as vullnet, as vizion dhe plan për të punuar për njerëzit. Për të qeverisje do të thotë vjedhje. Vjedhja është qëllimi dhe përmbajtja e qeverisë së sotme, gjithçka tjetër është propagandë. Ai po përdor pushtetin për të grabitur paratë publike dhe private të shqiptarëve për të mbajtur pushtetin për të blerë gjithçka. Sot nuk duhet të heshtë askush. Pavarësisht bindjeve dhe situatës politike.

Kam një thirrje për gazetarët, mos mbroni kriminelët në pushtet, hetoni krimin dhe korrupsionin. Është detyrë baze e mediat. bëjeni këtë mos u bëni palë me të keqen. Shqiptarët s’do jua falin kurrë. Dua tu them studentëve dhe banorëve të unazës, unë jam me ju, ne jemi me ju, demokratët janë me ju. Ne jemi me njerëzit, detyra jonë është që të luftojmë për njerëzit. Ne japim mbështetjen tonë për përpjekjen tuaj. Nuk duam kurora, nuk duam lavde, duam drejtësi. Askush nuk duhet të rri më i heshtur, nuk duhet të rri më pa vepruar.

Ju bëj thirrje të qytetarëve shqiptarë të bashkohen kundër vjedhjeve të Edi Ramës. Ju bëj thirrje t’iu bashkohen qytetarëve që protestojnë për teatrin, t’iu bashkohen studentëve. Të mos shkurajohen. Edi Rama dhe banda e tij po e çojnë vendin në greminë. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë, bashkë që ta ndalim me çdo mjet. Vetëm kur njerëzit luftojnë për të drejtën, atëherë fiton populli dhe e mira dhe mundet e keqja”, -tha Basha.

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)