Sociale Studentët e Elbasanit i bashkohen protestës në Tiranë (Foto)

Studentët e Elbasanit i bashkohen protestës në Tiranë (Foto)

88
SHPËRNDAJE

Studentët e Universitetit të Elbasanit po i bashkohen atyre të Tiranës. Bëhet fjalë për qindra të rinj që luftojnë për të njëjtën kauzë. Pasi kanë zbritur nga autobusi, në këmbë ata kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit.

Pritet që edhe të tjerë studentë nga rreth të bëhen pjesë e protestës masive. Gazeta Shqip po ju përcjell disa foto të studentëve të Elbasanit, të cilët mbajnë në duar pankarta me mesazhe të ndryshme kundra Ministrisë së Arsimit.

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)