Aktualitet Trafikonin lëndë plasëse e radioaktive, në pranga dy persona

Trafikonin lëndë plasëse e radioaktive, në pranga dy persona

154
SHPËRNDAJE

Finalizohet në Krujë operacioni i koduar “Muzgu”, ku është goditur grupi që trafikonte lëndë plasëse dhe radioaktive. Në pranga kanë rënë shtetasit Artan Bruka, 38 vjeç, banues në Kukës dhe Halil Gjana, 26 vjeç,  banues në Kukës. Ata janë arrestuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” e kryer në bashkëpunim, konkretisht:

Mbi bazën e informacioneve të  marra në rrugë operative nga ana e Strukturave policore se shtetasit e mësipërm trafikonin lëndë plasëse, në momentin e arrestimit të tyre në Thumanë, brenda një çante në ngjyrë të zezë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: tre kallëpe cilindrike të mbështjellë me letër kartepecete dhe natriban transparent  ku ishin të vendosura tre kapsolla detonatore të lidhura me tel përcjellës të kapura me natriban, ku në anën tjetër ishin të bashkuara me dy aparate celularë të markës “Nokia”.

Kallëpet ishin me peshë rreth 225, 240 dhe 469 gr secili. Sipas informacioneve këto mina me telekomandim, mund të përdoreshin në kryerjen e  veprave të renda kriminale. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprime të mëtejshme.

KrujëFinalizohet operacioni i koduar "Muzgu".Goditet grupi që trafikonte lëndë plasëse dhe mina me telekomandëSekuestrohen mina me telekomandë.Arrestohen në flagrancë dy shtetas.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Muzgu”.Si rezultat janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” e kryer në bashkëpunim, konkretisht:• A. B, 38 vjeç, banues në Kukës;• H. Gj, 26 vjeç, banues në Kukës. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Strukturave policore se shtetasit e mësipërm trafikonin lëndë plasëse, në momentin e arrestimit të tyre në Thumanë, brenda një çante në ngjyrë të zezë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: • tre kallëpë cilindrike të mbështjellë me letër kartepecete dhe natriban transparent, ku ishin të vendosura tre kapsolla detonatore të lidhura me tel përcjelles të kapura me natriban, ku në anën tjetër ishin të bashkuara me dy aparate celularë të markës “Nokia”. Kallëpët ishin me peshë rreth 225, 240 dhe 469 gr secili.Sipas informacioneve këto mina me telekomandim, mund të perdoreshin në kryerjen e veprave të renda kriminale. Materialet do t’i kalojne Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprime të mëtejshme.

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 7. Dezember 2018

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)