Extra Kuriozitete Vezët, thesari i madh në porcion të vogël

Vezët, thesari i madh në porcion të vogël

515
SHPËRNDAJE

Vezët janë një ushqim i zakonshëm i mëngjesit dhe në fakt ky ushqim përmban shumë veti që ndikojnë pozitivisht në trupin e njeriut. Vezët preferohen për mëngjes, sidomos për ata që mbajnë dietë, sepse kanë proteina.

Krahasuar me karbohidratet dhe yndyrën, proteinat ju mbajnë të ngopur më gjatë. Në një studim ata që hanin vezë në mëngjes ndjeheshin të ngopur më gjatë dhe humbën dy herë më shumë peshë sesa ata që merrnin të njëjtën sasi kalorish nga një kifle apo diçka të ngjashme për mëngjes.

Një vezë ka mesatarisht 6-7 gramë proteinë. Por, përveç proteinës, vezët përmbajnë edhe vitaminë D, A, E dhe B12, përmbajnë acide yndyrore omega-3, antioksidantë si luteini dhe zeaxanthini, si dhe hekur. Duhet theksuar se vezët kanë shumë pak kalori, ku një vezë ka rreth 80 kalori. Ekspertët thonë se mjafton ta konsumoni një vezë në ditë. Në fakt, nutricionistët e njohur rekomandojnë të hani rregullisht vezë – por që kjo i bie të hani gjashtë vezë në javë – qoftë nga një në ditë, apo nga dy për dy-tri ditë.

Në vitin 2016, shkencëtarët e SHBA-së kishin zbuluar se konsumimi i përditshëm i vezëve është i ndërlidhur me një zvogëlim të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Andaj asnjëherë mos harroni që vezët janë ndër mundësitë më të mira për mëngjes të shëndetshëm.

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)