Forca e Sigurisë së Kosovës është zyrtarisht ushtria më e re në Ballkan dhe tanimë ka nisur procesi i transformimit të saj për të arritur nivelin e rajonit, me blerjen e artilerive.


Vlerësimet  e buxhetit për 2020 dhe 2021 tregojnë se Ministria e FSK-së parasheh të shpenzoj deri në 16 mijë euro për tu pajisur me armatim “M93 Hornet”.



Çfarë lloj armatimi është “M93 Hornet”?


Ky armatim tregon se ushtria e Kosovës do të ketë në dispozicion të saj mina anti-tank.


Sipas të dhënave nga “jcammo.com”, enciklopedi e armëve dhe municionit,  thuhet se “M93 Hornet” janë prodhim amerikan, që kanë një peshë të përgjithshme prej 15.9 kg dhe komandohen me telekomandë deri në 2 kilometra.


16 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)