Aktualitet Vetëm 1 javë bashkë, ja e shkuara e errët e djalit që...

Vetëm 1 javë bashkë, ja e shkuara e errët e djalit që iu vra e dashura 17 vjeçe

14307
SHPËRNDAJE
Erion Benga (Foto e marrë nga profili në Facebook)

Vetëm 24 orë pas Krishtlindjes, Tirana është përgjakur nga një atentat me armë zjarri në zonën e Laprakës, ku mbeti e vdekur një 17 vjeçare dhe ia hodhi paq vetëm me plagë në shpatull i dashuri i saj 23-vjeçar.

Teksa kanë kaluar më shumë se dy orë nga ngjarja e rëndë, ku u vra Griselda Gjinkola dhe u plagos Erion Benga, të tjera detaje janë zbardhur për mënyrën si ndodhi vrasja, raportin e tyre dhe të shkuarën e errët të 23-vjeçarit.

Dy të rinjtë ishin lidhur së bashku vetëm një javë më parë, ndërsa më parë adoleshentja kishte qenë e lidhur me dikë tjetër, i cili është përfshirë gjithashtu në hetimin e nisur nga policia.

Gjatë kohës që Benga ishte lidhur me 17-vjeçaren, vajza është ngacmuar disa persona të tjerë, me të cilët kanë patur konflikt dhe Policia e Shtetit duke lidhur ngjarjet me njëra-tjetrën beson se autorët janë dy të rinj që tashmë i ka identifikuar, pavarësisht se kanë qenë me kapuç në kokë në momentin e vrasjes.

Aktualisht Benga ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa raportohet se ai ka marrë plumba në qafë dhe shpatull.

Ndërkohë saktësohet nga hetuesit se dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me makinën tip “Benz A Class” dhe Erion Benga po drejton makinën kur është qëlluar me armë zjarri.  I riu i ka dhënë gaz makinës për të shpëtuar, por autorët kanë vazhduar të qëllojnë nga mbrapa. Autorët kanë qëlluar tek xhami nga pas shoferit dhe dyshohet se plumbat kanë kapur aksidentalisht Griselda Gjinkolën.

Dyshohet se objektivi i këtij atentati është Benga, për shkak të konflikteve të mëparshme që mund të ketë patur, pasi 23-vjeçari nuk është i panjohur për policinë. Ai është person me precedent penal, pasi 2 vite më parë është arrestuar për shantazh ndaj ish të dashurës së tij 21-vjeçare me iniciale K.L.

Më 22 qershor 2016 ai është arrestuar nga policia, pasi shantazhonte vajzën në fjalë me anë të një videoje intime. I riu që u plagos në atentatin në Laprakë me një bashkëpunëtor të tij, u akuzuan se i kërkonin 2000 euro vajzës me inicialet K.L., në mënyrë që mos ta publikonin videon intime.

Ndërkohë dy janë pistat e hetimit që po ndjek policia për të zbardhur krimin e rëndë në Laprakë. Sipas hetuesve, vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të xhelozisë, ose për shkak të konflikteve të Bengës me familjarët e vajzës së cilës i kishte bërë shantazh.

26 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)