Aktualitet Vrasja e 17-vjeçares, dyshohet për konflikt mes të plagosurit dhe autorit

Vrasja e 17-vjeçares, dyshohet për konflikt mes të plagosurit dhe autorit

811
SHPËRNDAJE

Një konflikt mes autorit të krimit dhe të plagosurit Erjon Benga, dyshohet se është motivi i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë, ku humbi jetën 17-vjeçarja Briselda Gjikolaj.

Burime policore, shpehen se Benga është konfliktuar me autorin e dyshuar para ngjarjes, i cili rezulton të jetë një 19-vjeçar nga Puka. Kjo pasi i dyshuari, i cili është shpallur në kërkim, kishte ngacmuar adoleshenten.

Rezulton se 23-vjeçari ndodhej me Briseldën në një lokal, kur është përballur me të dyshuarin me të cilin kishin një konflikt të mëparshëm, i cili shoqërohej nga një shoku i tij. Por teksa Benga dhe 17-vjeçarja janë larguar nga lokali, dyshohet se 19-vjeçari i ka ndjekur pas.

Sapo dy të rinjtë kanë hipur në makinën e 23-vjeçarit “Benz E Class” me targa AA266MS, 19-vjeçari ka hapur zjarr drejt tyre.

Për shkak se është qëlluar nga pjesa e pasme e mjetit, plumbat kanë kapur në kokë Briseldën, ndërkohë që Benga ka mbetur i plagosur.

Drejt mjetit është qëlluar katër herë. Direkt pas ngjarjes i dyshuari ka humbur gjurmët duke përfituar nga errësira. Sakaq edhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e të riut nga Puka dhe me banim në Tiranë, ai nuk është gjetur.

27 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)