Extra Horoskopi Horoskopi – 30 dhjetor 2018

Horoskopi – 30 dhjetor 2018

2474
SHPËRNDAJE

Dashi

Situata juaj ekonomike mund të shtrëngohet, për shkak të një gabimi të bërë kohë më parë. Por të paktën do të keni fat në dashuri.

Demi

Dashuria do të ndihet në zemrën tuaj duke ju “trokitur” me këmbëngulje. Çfarë prisni për t’ia “hapur derën”?!

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

Binjakët

Sot përpiquni që të jeni më të besuar se zakonisht. Në shkëmbim mund të kërkoni edhe më shumë besim. Mos u nxitoni në vendimmarrje.

Gaforrja

Ditë speciale për disa beqarë. Venera do të dijë t’ju shpërblejë pas një kohe të gjatë pritjesh. Ndërsa për çiftet, situata do të bëhet më elektrizuese.

Luani

Atmosfera e festave ju ka bërë shumë mirë në të gjitha drejtimet. Fundja tashmë e kuptoni se dashuria është ajo që ka më shumë kuptim.

Virgjëresha

Ambicia juaj do të jetë më e theksuar se zakonisht. Do të bëni hapa përpara në profesion. Do të shpenzoni për shtëpinë, libra dhe fëmijët.

Peshorja

Nëse keni një projekt që e kultivoni, sot provoni të hidhni bazat për ta filluar. Është momenti i duhur. Energjitë dhe idetë e freskëta nuk do t’ju mungojnë.

Akrepi

Raste të mira për këdo që është në kërkim të një pune të re. Preferoni atë jashtë shtetit më mirë. Sot dikush do ta pranojë se ka gabuar me ju.

Shigjetari

Durimi dhe nervozizmi do të mbërthejnë ditën tuaj sot. Po i tejkaloni shumë gjërat e nevojshme dhe të dobishme që mund t’ju sjellin avantazhe.

Bricjapi

Do t’ju rikthehet e kaluara nëpërmjet një personi që do të kujtohet për ju. Por ju nuk jeni të sigurt si një herë e një kohë.

Ujori

Nuk do të keni shumë kohë për të zgjidhur dyshimet që do t’ju shfaqen që në fillimin e ditës së sotme. Në mbrëmje përdorni argumentet kundrejt një personi.

Peshqit

Të reja të mira në ardhje. Do të jeni shumë të zotë në një çështje pune që do t’ju kërkohet për fillimin e javës. Do të shpreheni në mënyrë origjinale.

30 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)