Kryesoret Vajza e Mbretëreshës Viktoria vdiq me borxhe

Vajza e Mbretëreshës Viktoria vdiq me borxhe

309
SHPËRNDAJE

Vajza e Mbretëreshës Viktoria vdiq me një borxh të papaguar tek një tregtar për shkak të zakonit të saj të pirjes së duhanit. Ky borxh doli nga një dokument i zbuluar. Princesha Louise, vajza e gjashtë dhe vajza e katërt e Mbretëreshës Victoria dhe Princit Albert, vdiq në vitin 1939 kur ajo ishte 91 vjeçe me një faturë të papaguar të cigareve në një dyqan cigaresh R Lewis Limited, që ndodhej pranë Buckingham Palace.

Princesha, e njohur për stilin e saj të pazakontë, ishte një “duhanpirëse e rregullt” e cila arriti të fshehë zakonin  e të pirit cigare nga nëna e saj. Deri në vitin 1901, kur vëllai i saj Edward VII u bë mbret, Princesha Louise mund të shijonte një cigare në dhomat e duhanit të pallateve mbretërore.

Dosja e vdekjes së Princeshës Louise, e lëshuar nga Arkivi Kombëtar në Kew këtë vit, tregon se ajo la një trashëgimi prej 239,260 funta, 18 shilinga dhe gjashtëdhjetë pena, me vlerë më shumë se 70 milionë funte sot.

Megjithatë, faturimi i 15 shilingëve nga marrja e cigareve mbetën të papaguara. Lucinda Hawksley, historiane dhe autore e Misterit të Princeshës Louise, tha: “Princesha Louise ishte padyshim një duhanpirëse e rregullt dhe ajo ishte cigarja dhe puroja.

“Por Mbretëresha Viktoria ishte shumë kundër pirjes së duhanit, kështu që nuk pati mirëkuptim midis Princeshës Louise dhe vëllait të saj kur ai u bë Mbret, sepse ky i fundit e lejonte që të pinte duhan hapur.

“Nuk ishte sekret midis miqve të saj që ajo pinte duhan, por ajo duhej ta mbante atë nga nëna e saj, e cila do të zemërohej nëse e merrte vesh. Viktoria nuk i pëlqente gratë që pinin duhan, e lëre më nga e bija. “Asaj nuk i pëlqente që vajza e saj të pinte duhan. Ajo mendoi se ishte shumë e pahijshme.

“Dokumentet e lëshuara në fillim të këtij viti janë dy nga tre dosjet që përshkruajnë vullnetin e Princeshës Louise.

Zonja Hawksley tha se ishte “shumë e intriguar” kur dëgjoi se ishin botuar dokumente të reja lidhur me vajzën e Mbretëreshës Viktoria, pasi ato janë mbajtur kryesisht private për gati 100 vjet për arsye të panjohura.

Zonja Hawksley tha: “Është shumë e vështirë të zbulosh detaje për Princeshën Louise. Pra, është me të vërtetë interesante që kanë dalë në dritë dokumente të reja, por ato të tjerat nuk do të jenë të disponueshme deri në vitet 2030.

“Unë besoj se ajo kishte një fëmijë të paligjshëm dhe disa çështje të dashurisë dhe të gjitha llojet e gjërave që vërtet nuk janë shumë skandaloze në vitin 2018. Por për disa arsye skedarët e saj janë të mbyllura. Nuk isha në gjendje të hyja në arkivat mbretërore. Ata janë plotësisht të mbyllur për kërkuesit. “Është shumë interesante – prandaj e titullova librin tim “Misteri i Princeshës Louise”, sepse  jeta e sa ishte një mister i i vërtetë për tu studiuar”.

Përktheu: S. M

31 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)