Extra Horoskopi Horoskopi – 4 janar 2019

Horoskopi – 4 janar 2019

3189
SHPËRNDAJE

Dashi

Është momenti më pak i përshtatshëm që ta lëshoni veten. Jini të vëmendshëm dhe të kujdesshëm ndaj gjithçkaje që ju rrethon: do ta kuptoni përse.

Demi

Një person që nuk e kishit imagjinuar po ju mendon dhe madje në mënyrën e duhur. Ndaluni për t’i dhënë një shans. Jupiteri do t’ju favorizojë.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

Binjakët

Sot mundohuni që të ndryshoni diçka në jetën tuaj duke nisur që nga gjërat e thjeshta. Do të keni nevojë për një ekuilibër të ri që do t’ju bëjë autonom.

Gaforrja

Sot do të keni mundësi mjaft të mira për të zgjidhur një çështje të vjetër që tashmë po ju “peshon” shumë. Hëna do të stimulojë jetën tuaj sentimentale.

Luani

E sotmja juaj do të ketë konfuzion dhe pavendosmëri. Një shigjetar do të dijë t’ju ngushëllojë për mirë, në mënyrë që t’ia dilni mbanë.

Virgjëresha

Do të arrini të zgjidhni një problem që e tejkaloni prej kohësh. Por mos e kini me nxitim. Ndjesi dhe intuitë e mirë. Vendimet do t’ju vlejnë për të ardhmen.

Peshorja

Disa të reja të mira për ata që kanë lindur ditën e diel. Ndërsa të tjerët do të kenë ide origjinale dhe inovative sot. Sukses në dashuri.

Akrepi

Shumë shpresa që i mbështesnit te ndihma që mund t’ju jepnin të tjerët do të shuhen plotësisht. Duhet të punoni më shumë për marrëdhëniet tuaja sociale.

Shigjetari

Do të zhgënjeheni nga fjala e një shoqeje/shoku ose e një të afërmi. Megjithatë tregoni edukatën tuaj, sepse e ardhmja do të tregojë të vërtetat.

Bricjapi

Do të jeni shumë kurioz sot. Do t’ju pëlqejë që t’u shkoni gjërave deri në fund. Ditë mjaftueshëm energjike sot dhe me shpresa të mëdha.

Ujori

Shumë mundësi të mira të reja, sidomos për të lindurit ditën e enjte dhe të premte. Të tjerët duhet të bëjnë më shumë durim prej keqkuptimeve.

Peshqit

Mundohuni t’i “mblidhni” forcat tuaja duke i bërë vetes autokritikë. Kjo gjë do t’ju përmirësojë marrëdhëniet me të tjerët shumë shpejt.

4 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)