Politikë Kryemadhi me gjimnazistët: Rezolutë për reformim të sistemit arsimor

Kryemadhi me gjimnazistët: Rezolutë për reformim të sistemit arsimor

116
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka nisur një bashkëbisedim me gjimnazistët sot për problemet e tyre në shkolla. Njeri prej të rinjve ngriti pyetjen: “Me këtë sistem, situata që është krijuar, a duhet të ngrihemi në anarki?! Kjo mbetet në dorën e gjithsecilit,” – tha ajo.

Kryemadhi e mori fjalën duke theksuar se anarkia është mjeti i fundit, por vlerësoi protestën e studentëve. Po ashtu, kujtoi vitet ’90 kur gjimnazistët iu bashkuan lëvizjes studentore. Po ashtu, edhe vitin’97, kur ishin gjimnazistët që përballeshin me Policinë, me forcat speciale.

“Ajo që të bën përshtypje, është se si studentët, që janë ngritur për tetë kërkesat e tyre ekonomike, janë edhe gjimnazistët. Në vitet e diktaturës, arsimi shqiptar ka qënë në nivele më të larta se sa është sot. Dhe kjo u duk kur ata shkuan në studime jashtë shtetit dhe dolën me rezultatet ekselente. Sot, në këtë takim, të strukturave drejtuese të gjimnazeve të Tiranës, është e rëndësishme të hartohet një rezolutë e gjimanizistëve ku të kërkohet një reformim i sistemit arsimor, që bëhet më angazhim të qeverisë dhe bashkëpunim kombëtar, – vijoi Kryemadhi.

4 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)