Kryesoret Kotzias: Bushati iku se ishte kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

Kotzias: Bushati iku se ishte kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

459
SHPËRNDAJE

Greqia fqinje të komentojë ndryshimet e fundit në qeverinë shqiptare duke e fokusuar tek ajo e Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit. Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, gjatë një interviste për mediat greke ka thënë se largimi i Bushatit ka lidhje me qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.

“Ditmir Bushati, për mendimin tim, nuk u largua nga kabineti sepse qëndroi gjatë në krye të diplomacisë, por sepse kishte një këndvështrim tjetër për çështjen e Kosovës. Me pak fjalë, ai ishte kundër ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Kotzias. Ndër të tjera ai ka vlerësuar rolin e Bushatit në dialogun mes Tiranës dhe Athinës për paktin detare. Por gjatë intervistës shton se pavarësisht se kush ulet në karrigen e ministrit, Greqia kërkon të mbajë raporte të mira me Shqipërinë.

“Bushati ishte një ministër tepër i guximshëm dhe i vendosur, dhe një nga më seriozët që ka negociuar me Greqinë. Bushati ka luajtur një rol të rëndësishëm në negociatat me shtetin grek. Dua të them këtu se paketën e marrëveshjes e kishim mbyllur, por kishim dy probleme: I pari Shqipëria nuk kishte Gjykatë Kushtetuese. Problemi i dytë. Greket nuk janë të gatshëm të pranojnë ligjërisht se lufta mes Shqipërisë dhe Greqisë ka mbaruar tashmë”, vijoi ai. Edhe Presidentit Ilir Meta po shfrytëzon të gjithë kohën që ka në dispozicion për dekretuar shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe emërimin e  zëvendësuesin e tij Gent Cakën.

6  janar 2019 (gazeta-Shqip.com)