Extra Kuriozitete Prifti kundër vajzave me minifund: I nxirrni shalët si proshuta!

Prifti kundër vajzave me minifund: I nxirrni shalët si proshuta!

540
SHPËRNDAJE

“Në San Daniele ka krizë. Por në Resia një tjetër lloj kofshësh nuk njeh hijen e krizës”.

Kjo fjali hap letrën në buletinin e famullisë që Don Alberto Zanier ka shpërndarë për besnikët e qytetit në Friuli të Italisë.

Shumë gra me minifunde nga i gjithë vendi kanë ndezur zemërimin e tij. Sipas shenjtërisë së tij, “shfaqja e kofshëve si proshutë është një mungesë respekti për priftin”.

“Joshëse, kofshët e femrave që shfaqen me minifunde”, shkruan më tej prifti duke u shprehur pa frena si gjyqtar ndaj “sjelljeve hipokrite të një shoqërie që dënon feminilitetin, por lartëson gruan si një mall i përdorimit dhe konsumimit”.

8 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)