Aktualitet Akulli bllokon autostradën Shkodër-Hani i Hotit, priten borëpastruese

Akulli bllokon autostradën Shkodër-Hani i Hotit, priten borëpastruese

57
SHPËRNDAJE

Reshjet e dendura të dëborës kanë sjellë pasditen e kësaj të enjteje bllokimin e autostradës Shkodër-Hani i Hotit.

Sipas raportimeve të fundit nga vendngjarja, kalimi i automjeteve është bllokuar te mbikalimi në fshatin Vrakë.

Korrespondenti i Top Channel nga kryeqendra e veriut njofton se prania e akullit në rrugë e bën të pamundur kalimin e automjeteve.

Ndaj do të pritet për ndërhyrjen e autoriteteve lokale dhe borëpastrueseve që të bëjnë kriposjen dhe hedhjen e skorjeve në rrugë, për të zhbllokuar trafikun.

10 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)