Extra Horoskopi Horoskopi – 10 janar 2019

Horoskopi – 10 janar 2019

2738
SHPËRNDAJE

Dashi

Hëna do t’ju udhëzojë që të merrni një vendim të rëndësishëm. Por edhe Mërkuri do t’ju mbështes. Pa impenjim nuk mund të arrini objektivat tuaj.

Demi

Merrni një pauzë reflektimi, sidomos në dashuri prej së cilës ndiheni tepër të lodhur. Mos e konsideroni aq shumë shoqërinë virtuale.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

Binjakët

Sot është një ditë shumë e mirë për intervista pune ose për të folur me shefat tuaj. Kini besim për të maturuar bisedat që do të bëni.

Gaforrja

Mendoni për një periudhë të vogël pushimi: edhe një udhëtim një ditor mund të jetë ideal. Sot disa bashkëpunëtorë dhe kolegë do të tregohen kritikues.

Luani

Ndjesi të çuditshme. Ëndrra që mund t’ju sugjerojnë mesazhe të rëndësishme. Merreni seriozisht një rast takimi në dashuri, se mund të jetë i duhuri.

Virgjëresha

Përballojini sot frikërat tuaja me kurajë dhe me mësime të drejta. Yjet ju këshillojnë durim sidomos nëse jeni në fillimet e eksperiencave me të tjerët.

Peshorja

Një person ziliqar po sillet rrotull jush. Kalojeni situatën duke bërë durim dhe buzëqeshje. Një energji pozitive e madhe do t’ju rigjenerojë.

Akrepi

Mos reagoni kundrejt provokimeve sot. Një telefonatë ose një takim do të stimulojnë entuziazmin tuaj, ndërsa do t’ju bëjnë alegro.

Shigjetari

Do ta ndjeni veten shumë tërheqës sot dhe do të keni dëshirë që të shpenzoni. Zgjimi i shpejtë do t’ju bëjë ambicioz. Ditë me fat.

Bricjapi

Miq hakmarrës po kërkojnë që të ndërhyjnë në marrëdhënien tuaj. Bëni kujdes me këshillat jo të interesuara prej atyre që ju rrethojnë.

Ujori

Nëse dëshironi t’i bëni keq dikujt duhet të dini se më pas do të bëheni shumë pishman. Nëse do të merrni pjesë në një lojë çfarëdo ndiqni hapat e të tjerëve.

Peshqit

Sot është ditë jo e përshtatshme për të kërkuar hua apo për të marrë borxhe. Do të jetë në favorin tuaj që të kuptoni deri në fund arsyet e partnerit tuaj.

10 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)