Extra ShowBiz Akuzohet për ngacmime, Lady Gaga i bën dalje R.Kelly-t

Akuzohet për ngacmime, Lady Gaga i bën dalje R.Kelly-t

282
SHPËRNDAJE

Lady Gaga i bën dalje R.Kelly-t. Këngëtarja në vitin 2013, ka bashkëpunuar me të në këngën “Do what U want”, por pas akuzave nga ana e disa grave të ndryshme për abuzime dhe ngacmime seksuale, nuk do t’ia dijë më. Në “Twitter”, ajo ka publikuar një postim të gjatë ku kërkon falje dhe e cilëson sjelljen e kolegut “të tmerrshme” dhe “të pajustifikueshme” dhe njofton që do të eliminojë të gjitha platformat muzikore të realizuara me të.

Ajo që e ka bindur Miss Germanotta-n ka qenë një dokumentar, “Surviving R. Kelly”, i publikuar pak ditë më parë në “Lifetime”, ku shumë gra rrëfenin se kishin qenë viktima të R.Kelly-t. “<ë vjen shumë keq, – ka shkruar, si për gjykimin tim të dobët kur isha e re, ashtu edhe pse nuk kam folur më parë”.

Në këngën e interpretuar me të, këndonte “bëj atë që do me trupin tim”, por tani justifikohet duke thënë që ishte “një periudhë e zezë e jetës sime, kur akoma nuk e kisha kaluar traumën se kisha qenë vetë unë viktimë e atyre abuzimeve”. Lady Gaga, ka dalë kështu në krah të grave dhe e ka fshirë këngëtarin nga jeta e saj.

11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)