Extra Kuriozitete Alienë apo vrimat e zeza? Kapen sinjale hapësinore misterioze!

Alienë apo vrimat e zeza? Kapen sinjale hapësinore misterioze!

713
SHPËRNDAJE

Impulse të shkurtra në radio, që zgjasin me mijëra sekonda sekonda kanë qenë të mjaftueshme për të nxitur shpresat e një jete ekstra-tokësore. “Këto sinjale anormale sugjerojnë se mund të ketë diçka atje”, tha Ingrid Stairs, astro-fizikane në Universitetin e “British Columbia”. Në fakt, është vetëm hera e dytë në historinë e astronomisë që sinjale të ngjashme janë kapur. Impulset e regjistruara teleskopi i ri kanadez, vijnë nga një galaksi e largët prej një miliard vite dritë.

Sinjalet e këtij lloji, të quajtur “Fast Radio Burst”, janë shumë të pazakonta. Në fakt, ato janë emisione ose radio-flash që shpesh vijnë nga universi i largët dhe mendohet të shkaktohen nga ngjarje të dhunshme siç janë vrimat e zeza. Gjatë dhjetëra viteve shumë pak janë kapur, ndërsa teleskopi i ri Chime, në veprim që nga viti i kaluar, tashmë ka regjistruar trembëdhjetë të tilla.

Astronomët nuk kanë qenë ende në gjendje të sqarojnë natyrën dhe origjinën e impulseve. “Me më shumë përsëritës dhe me evolucionin e studimeve mund të jemi në gjendje t’i zgjidhim këto enigma të kozmosit”, shton astro-fizikania.

Por, para se të flasim për jetën jashtëtokësore, shkencëtarët janë të prirur të theksojnë se sinjalet mund të vijnë edhe nga një yll i neutroneve, një nga hipotezat më të besueshme tani për tani.

11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)