Aktualitet Arrestohet në Zvicër shqiptari i kërkuar në Itali për….

Arrestohet në Zvicër shqiptari i kërkuar në Itali për….

883
SHPËRNDAJE

Nga: Silvana Muça

Një i arratisur 26 vjeçar u arrestua në Zvicër në sajë të një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Prokurori Publik i Piacenzës.  Shqiptari,  i njohur tashmë nga drejtësia, iu arratis policisë tetorin e kaluar gjatë një operacioni blic, të njësisë hetimore të Piacenzës në fund të një hetimi në lidhje me shitjen dhe prodhimin e drogës.

Pas disa muajsh në arrati, shqiptari me inicialet K. E, 26 vjeç, është arrestuar nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut gati të hipte në një fluturim për në Prishtinë (Kosovë) dhe u arrestuar në bazë të një urdhër arrestimi Evropian lëshuar nga Prokurori Publik i Piacenzës në tetor 2018.

26-vjeçari, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë shqiptarë, të arrestuar, u akuzua për organizimin e ‘blerjen e sasisë së  2 kg droge, që do të shitej në Piacenza. Shqiptari, i cili u ekstradua në Itali dhe tani është në burg në Como, gjithashtu duhet t’i përgjigjet një serie akuzash,  që kanë të bëjnë me vjedhjen e banesave dhe villavenë territorin e Firences.

11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)