Politikë “Cakaj”, zëdhënësi i Metës: Ja kandidati i Batonit, do ndryshonte kufijtë (Video)

“Cakaj”, zëdhënësi i Metës: Ja kandidati i Batonit, do ndryshonte kufijtë (Video)

108
SHPËRNDAJE

Mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm ka “trazuar ujërat” në politikën shqiptare duke futur në “luftë” Kryeministrin Edi Rama me Presidentin ilir Meta, por edhe “repartet” respektive.

Në krahun e Ramës janë rreshtuar deri më tani publikisht analisti kosovar Baton Haxhiu dhe kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, ndërsa vendimi i Metës është mbështetur unanimisht nga opozita e disa analistë në media, ndërsa ka reaguar edhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi.

Ai ka nxjerrë zbuluar me një video kryeministrin Edi Rama, i cili në një takim me ambasadorët ditën e djeshme tha se Gent Cakaj “nuk është shprehur asnjëherë pro ndryshimin e kufijve të Kosovës”.

Ja kandidati i Batonit në studion e tij, i cili do të ndryshonte gjithë kufijtë e Ballkanit Perëndimor

Gepostet von Tedi Blushi am Freitag, 11. Januar 2019

Blushi gjithashtu e quan Gent Cakajn “kandidati i Baton Haxhiut”, ndoshta sepse deklarata e të përzgjedhurit për Kryediplomat është bërë në studion e emisionit të këtij analisti, por edhe për faktin se 28-vjeçari është promovuar në politikë prej tij.

Në videon që ka postuar zëdhënësi i Kreut të Shtetit, shihet se si zv.ministri i Jashtëm shpjegon ndryshimin e kufijve dhe këtu e ka fjalën jo vetëm për çështjen Kosovë-Serbi, por në të gjithë Ballkanin.

“Ja kandidati i Batonit në studion e tij, i cili do të ndryshonte gjithë kufijtë e Ballkanit Perëndimor”, thekson Blushi.

Ndërkohë një ditë më parë, analisti Baton Haxhiu i dërgoi një letër Presidentit Meta ku e cilësonte turp historik mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)