Botë Dëbora krijon probleme në Europë, bllokohen rrugë dhe mbyllen shkolla

Dëbora krijon probleme në Europë, bllokohen rrugë dhe mbyllen shkolla

127
SHPËRNDAJE

Reshjet e dendura të dëborës kanë sjellë kaos në disa pjesë të Gjermanisë dhe Suedisë duke bllokuar rrugë, ndaluar trena dhe mbyllur shkolla.

Raportohet se në landin gjerman të Bavarisë një djalë 9 vjeç humbi jetën nga rënia e një druri.

Në Zvicër, një ortek goditi një hotel duke plagosur tre vetë, ndërsa në Norvegji disa rrugë u bënë të pakalueshme.

Në Austri, situata paraqitet më e qetë, pasi dëbora në ditët paraprake arriti në tre metra. Shtatë persona vdiqën atje javën e kaluar, ndërsa dy alpinistë u raportuan të humbur qysh të shtunën.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

“Sasi e tillë e dëborës, mbi 800 metra lartësi bie një herë në 30 deri në 100 vjet”, tha Alexander Radlherr, nga Instituti Qendror i Austrisë për Meteorologji dhe Gjeodinamikë.

11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)