Politikë Emri i ri i Maqedonisë, Kryemadhi: Kontribut për paqen në rajon!

Emri i ri i Maqedonisë, Kryemadhi: Kontribut për paqen në rajon!

187
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë duke u quajtur zyrtarisht Republika e Maqedonisë Veriore. Përmes një postimi në Twittter, Krymadhi e cilëson këtë akt  një kontribut për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Përshëndes rezultatet e votimit në parlamentin e Maqedonisë fqinje për emrin, sipas Marrëveshjes së Prespës. Ky është një zhvillim pozitiv, që i hap këtij vendi rrugën për anëtarësimin në NATO dhe BE. Kontribut i drejtëpërdrejtë për forcimin e paqes, sigurisë dhe të bashkëpunimit në rajon. Përshëndes dhe vlerësoj rolin shumë pozitiv të faktorit shqiptar në këtë zhvillim historik”, shkruan ajo në Twitter.

 

11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)