Kryesoret Rama – Metës: Mona të ka vjedhur FB, ose je në fazën...

Rama – Metës: Mona të ka vjedhur FB, ose je në fazën ku do të merren armët

1025
SHPËRNDAJE

Vetëm pak minuta ka vonuar përgjigja e kryeministrit Edi Rama për PresidentinIlir Meta, i cili e nisi ditën duke vendosu pikat mbi (i), pasi i kujtoi shefit të qeverisë se “nuk ka fuqi në botë që e shantazhon”.

E teksa Meta në postimin e tij të gjatë në Facebook, i kujtonte Ramës kërcënimin e ish komisarit të Antidrogës, Dritan Zagani, presionet mbi median e gjyqtarët, fshehjen e dhunimit të Xhisiela Malokut e falsifikimin e tenderave, Rama ironizon Presidentin, duke kërkuar që të mos merret seriozisht.

“Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s’di si te dale nga gropa qe i hap vetes!”, shkruan kryeministri në Tëitter.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

E si për të kujtuar që kjo përplasje e ashpër “brirësh” me Kreun e Shtetit vjen prej mosdekretimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, Rama thotë se “i çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani”.

11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)