Ekonomi Rama: Ulje trefish të taksave për biznesin

Rama: Ulje trefish të taksave për biznesin

101
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video, ku shihet kreu i qeverisë në një biznes të vogël. Sipas Ramës, ulja trefish e taksave do të krijojë një mundësi plus për bizneset dhe për punësimin.

Gjatë qëndrimit në këtë biznes, Rama u shpreh se synimi i masave që ka marrë qeveria ka të bëjë me përmirësimin e kushteve, rritjes së numrit të punonjësve dhe rritjes së pagave në këtë sektor.

“MIRËMËNGJES! Dhe me një tjetër bisedë për uljen trefish të taksave për biznesin e respektuar të shumë njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, që njësoj si kjo familje, nuk rrinë duke u ankuar e mallkuar në fejsbuk e në kafene, po krijojnë punë e vende pune dhe rrisin të ardhurat përmes punës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)