Botë SHBA, del në shitje grataçela-simbol e Nju Jorkut (Foto)

SHBA, del në shitje grataçela-simbol e Nju Jorkut (Foto)

216
SHPËRNDAJE

Ndërtesa Chrysler, rrokaqielli simbol i Nju Jork, është në shitje. Një nga ndërtesat më të bukura të “Big Apple”, me 77 kate dhe 319 metra të lartë, është vënë në treg nga pronarët, fondi i investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mubadala dhe grupi i pasurive të paluajtshme “Tishman Speyer”.

E konsideruar një kryevepër e ‘art deco’, ndërtesa Chrysler u ble në 2008 nga Mubadala, i cili kishte paguar 800 milionë dollarë për 90% të kapitalit.

Tishman Speyer, i cili në vitin 1997 kishte blerë kapitalin e tërë për 210-250 milionë dollarë, kishte mbajtur 10%. Asnjë çmim nuk është përcaktuar në ofertë.

11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)