Sociale “S’jemi qen, s’jemi dele siç do ti”, studentët ia thonë labçe Ramës...

“S’jemi qen, s’jemi dele siç do ti”, studentët ia thonë labçe Ramës (VIDEO)

673
SHPËRNDAJE

Protesta e studentëve të universiteteve publike ka vazhduar sot me bojkotim të mësimit dhe përplasje të dhunshme me policinë te Fakulteti Ekonomik dhe Juridik, pasi forcat e rendit kanë tentuar të ndërpresin “ngujimin” e tyre.

Por nga studentët nuk kanë munguar as format e veçanta të tubimit, teksa te Shkencat Sociale dhe Filologjiku janë mbajtur tryeza bisedimi për të diskutuar mbi format e rezistencës studentore që do të ndiqen dhe mënyrën sesi do arrihet deri te rrëzimi i ligjit për Arsimin e Lartë.

Në vazhdën e të gjitha alternativave, formën më krijuese të protestës e kanë pasur studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, të cilët i kanë drejtuar një mesazh kryeministrit Rama duke zgjedhur isopolifoninë, më ekzaktësisht këngën labe.

 

Nje isopolifoni per Edramen! sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 11. Januar 2019

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

Performanca u mbajt fillimisht në auditor siç e tregon kjo video e postuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe më pas në oborrin e Fakultetit të Juridikut, ku studentët e FSHF-së hynë duke hapur portën kryesore me force në mbështetje të kolegëve të tyre të ngujuar.

VARGJET E KENDUARA:

Dëgjoni ç’ka thënë i gjati,

na tha ngelësa, na tha qen

herë pengmarrës, herë qorra,

gjë pa thënë nuk na ka lënë.

E na flet për edukatë, i gjati kryeministër

nesër do të na thotë gomerë, kërkon të na vërë kapister.

Jepi Edvin kryetari, një për një të gjithë na shaj

Ne të gjithë jemi fajtorë, vetëm ti nuk paske faj.

S’jemi ngelës s’jemi qen, s’jemi dele siç do ti

për 8 pikat kemi dalë, do ti marrim një për një.

11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)