Aktualitet Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas për vdekje 2 këmbësore

Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas për vdekje 2 këmbësore

493
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë është shënuar në Durrës, ku makina ka përplasur për vdekje dy këmbësore. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, në rrugën e ish-Kënetës.

Dy gra janë viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme në Durrës: Bukurie Cufaj 56 vjeçe dhe Sabije Cufaj 38 vjeçe.

Policia ka ndaluar menjëherë drejtuesin e makinë “Benz”, i cili përplasi dy këmbësoret. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.

“Në lagjen nr. 17/1 ne Durrës, një shtetas 22-vjeçar me mjetin e tij ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy shtetas këmbësorë”, njofton policia.