Kryesoret Basha: Po përgatitet ritenderimi i Unazës së Madhe

Basha: Po përgatitet ritenderimi i Unazës së Madhe

430
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD-se Lulzim Basha doli sot në një deklaratë për median ku shtoi se po përgatitet ritenderimi i pjesës së ndërtimit të unazës së re në Tiranë, tenderi i fituar i së cilës u anuluan dhe për këtë çështje ka nisur një hetim i prokurorisë. “Po përgatitet përfundimi i ritenderimit i pjesës së kapur në flagrancë. Është përgatitur dhe rimanipulimi i këtij loti. Ky tender duhet të anulohet i tëri”, tha shefi i opozitës.

Por a ka emër se kush është biznesmeni që do fitojë ritenderimin?

“Kam emrin kush është përfituesi. Edvin Kristaq Rama, cili do të jetë biznesmeni i radhës, nuk besoj se do e mbajë të fshehtë gjatë. Protesta do na shohë në krah dhe në krye”, akuzoi Basha.

12 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)