Botë “FBI ka hetuar Trump për bashkëpunim me Rusinë”

“FBI ka hetuar Trump për bashkëpunim me Rusinë”

437
SHPËRNDAJE

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë një artikull të gazetës “New York Times”, ku raportohet se FBI ka hapur dyshimet ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për bashkëpunim të fshehtë me Rusinë.

Ligjvënësit ishin shqetësuar në kohën kur Trump, në maj të vitit 2017 kishte larguar nga detyra drejtorin e FBI-së James Comey, thuhet në raport. Ky hetim thuhet se ka ekzaminuar nëse Trump është kërcënues i sigurisë kombëtare.

Trump kishte deklaruar se nuk ka asnjë arsye apo provë për të hapur këtë çështje.

“Kjo është absurde”, tha sekretarja për mediat në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Huckabee Sanders.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

“Presidenti Obama, ka lejuar Rusinë dhe vendet tjera të shtyjnë Amerikën poshtë e lartë, presidenti Trump ka qenë i ashpër me Rusinë”, tha ajo.

Më 2016, inteligjenca e Shteteve të Bashkuara ka arritur në përfundim se Rusia ka zhvilluar sulme kibernetike me anë të lajmeve të rreme në rrjetet sociale për të shtyrë përpara kandidaturën e Donald Trump dhe për të dëmtuar rivalen, Hillary Clinton.

12 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)