Aktualitet Fluks në aplikimin për kartat e ID, zyrat të hapura edhe të...

Fluks në aplikimin për kartat e ID, zyrat të hapura edhe të shtunën në Tiranë

142
SHPËRNDAJE

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë, datë 12 Janar 2019.

Hapja e zyrave edhe në fundjavë, është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë.

Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin!

12 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)