Botë Mbyllja e qeverisë amerikane; paraqitet padia e tretë gjyqësore

Mbyllja e qeverisë amerikane; paraqitet padia e tretë gjyqësore

68
SHPËRNDAJE

Një sindikatë që përfaqëson mijëra punonjës të sistemit të kontrollit ajror në Shtetet e Bashkuara ka paditur sot në gjykatë qeverinë federale. Padia thotë se pamundësia për të paguar punonjësit gjatë mbylljes së tejzgjatur të qeverisë amerikane, mund të rrezikojë sigurinë e pasagjerëve.

Në padinë e paraqitur në një gjykatë federale në Uashington D.C., Shoqata e Kontrollit të Trafikut Ajror shprehet se mohimi i rrogës së punonjësve është shkelje e të drejtave të tyre kushtetuese.

Amerika i do kontrollorët e trafikut ajror të fokusuar në uljen e sigurtë të aeroplanëve dhe në monitorimin e rrugëve ajrore të Amerikës, dhe jo të shpërqëndruar nga çështje financiare dhe nga ankthi i pasigurisë financiare”, shkruhet në padi.

Deri më tani, janë njoftuar të paktën tre padi gjyqësore të paraqitura nga sindikata që përfaqësojnë punonjësit federalë të qeverisë amerikane.