Kryesoret Përplasja me Metën, Rama: Pengmarrës i Kushtetutës me çizme rezervë!

Përplasja me Metën, Rama: Pengmarrës i Kushtetutës me çizme rezervë!

156
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar projektligji Per regjistrimin, klasifikimin, menyren e perdorimit dhe kontrollin te mjeteve lundruese me motor me tonazh nen 20 NT.Kryeministri replikon sërish online me presidentin në lidhje me çështjen e mos dekretimit të Gentian Cakajt si ministër i Jashtëm. Rama nuk ka nguruar që të bëjë ironi ndaj Presidentit, duke e cilësuar atë si një çizme rezervë.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet” shkruan në “Twitter”.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti Meta kishte deklaruar se posti i ministrit të Jashtëm nuk është një “autoshkollë”.

“MEPJ jo autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” të ndryshojë kufijtë e #BallkaniPerëndimor. PS, kapacitete të jashtëzakonshme në politikën e jashtme. Shqipëria faktor #paqe #stabiliteti në rajon.Shqipëria do ketë një #lidership të besueshëm në kryesimin e #OSBE. #SHQIPËRIAEPARA”, shkroi Meta në Twitter. Prej ditësh ka nisur një përplasje e re mes dy institucioneve.

12 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)