Aktualitet Sekuestrohen 2 çanta me drogë në Gjirokastër, arrestohen 2 persona

Sekuestrohen 2 çanta me drogë në Gjirokastër, arrestohen 2 persona

140
SHPËRNDAJE

Dy çanta me lëndë narkotike kanabis janë sekuestruar në afërsi të vijës së gjelbër, pranë Postës së vjetër të Mullirit pranë Kakavijës.

Policia ka vënë në pranga 2 persona, Armando Armaçi 30 vjeç nga Kuçova, banues në Ksamil dhe Theodhori Lici nga fshati Grapsh, Dropull, 30 vjeç.

Ata janë pikasur rreth orës 17:00 nga shërbimet e FNSH-së që patrullojnë kufirin e gjelbër në këtë zonë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

12 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)