Extra Kuriozitete Sërfisti i shpëton sulmit të peshkaqenit: E përzura me shkelma

Sërfisti i shpëton sulmit të peshkaqenit: E përzura me shkelma

371
SHPËRNDAJE

Nick Wapner është një sërfist 19-vjeçar dhe i ka mbijetuar sulmiT të peshkaqenit të bardhë, prej 5 metrash. I riu ishte në ujë duke bërë sërf dhe po priste një valë jashtë Parkut Shtetëror të Montana de Oro, në bregun qendror të Kalifornisë, kur papritmas një peshkaqen e sulmoi atë në këmbë.

“I gjuajta me shkelm kur më kafshoi këmbën dhe pas kësaj peshkaqeni u largua”, tha ai nga krevati i spitalit, i hospitalizuar me 50 qepje në të  dyja këmbët e tij.

“Kur më kafshoi, sic duket nuk i pëlqeu shija ime,- tha me shaka  Nick.- Pak çaste më vonë iu thërrita miqëve të mi. Iu thashe se isha sulmuar nga një  peshkaqen.”

Një mrekulli që është ende gjallë dhe që ka vetëm disa plagë dhe jo dëme serioze tek gjymtyrët. “Jam i lumtur që jam ende gjallë. Jam ende në gjendje shoku . I frikësuar, por jo në pikën e ndalesës ndaj pasionit tim më të madh”, e mbylli intervistën Nick Wapner.

12 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif