Sport Tirana mundet edhe nga Laçi, shënojnë Xhixha e Mersinaj

Tirana mundet edhe nga Laçi, shënojnë Xhixha e Mersinaj

48
SHPËRNDAJE

Dy ndeshje miqësore dhe po kaq humbje për Tiranën në javët e para të 2019-ës. Pas disfatës me përmbysje 2-1 me Skënderbeun, bardheblutë u mposhtën 2-0 edhe nga Laçi. Skuadra e drejtuar nga Besnik Prenga u shfaq me agresive në fushë, duke shënuar dy herë me Xhixhën dhe Mersinajn. Bardhebluve u ka munguar edhe qetësia e kjo dallohet nga kartoni i marrë nga Ngo.

Një rezultat që duhet të shqetësojë trajnerin Ardian Mema, i cili po e shfrytëzon këtë pauzë të gjatë të kampionatit për të qartësuar idetë për pjesën e mbetur të sezonit, ku si objektiv parësor mbetet shmangia e një surprizë të pakëndshme, pasi titulli kampion dhe një vend në Kupat e Europës duken një “mission impossible”.

 Laçi–Tirana  2-0

Shënues: Xhixha 6’, Mersinaj 19

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Çokaj, Lushkja, Berisha, Xhixha. Trajner: Besnik Prenga

Tirana: Lika, Kërçiku, Muça, Imami, Hoxhallari, Karabeci, Daja, Hasani, Halili, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema.

12 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)