Aktualitet U arrestua në Zvicër, zbardhen akuzat ndaj shqiptarit

U arrestua në Zvicër, zbardhen akuzat ndaj shqiptarit

607
SHPËRNDAJE

Nga: Silvana Muça

Të tjera detaje dalin në lidhje me shqiptarin e arrestuar në Zvicër për llogari të autoriteteve Italiane. Mësohet se në vitin 2016, Gjykata e kishte  dënuar me 10 vjet heqje lirie nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Mediat fqinje raportojnë se shqiptari kishte qëlluar me thikë  bashkatdhetarin e tij në Barriera Roma, Piacenza.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 2 shkurtit 2012 dhe atë kohë shqiptari tjetër pësoi dëmtime shumë serioze.  Për atë episod, 26-vjeçari u dënua në vitin 2016,  me 10 vjet burgim për vrasje në tentativë. I riu  iu arratis policisë tetorin e kaluar gjatë një operacioni blic, të njësisë hetimore të Piacenzës në fund të një hetimi në lidhje me shitjen dhe prodhimin e drogës.

Pas disa muajsh në arrati, shqiptari me inicialet K. E, 26 vjeç, është arrestuar nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut teksa ishte duke hipur në një fluturim për në Prishtinë (Kosovë) dhe u arrestuar në bazë të një urdhër arrestimi Evropian,  lëshuar nga Prokurori Publik i Piacenzës në tetor 2018.

26-vjeçari, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë shqiptarë të arrestuar u akuzua për organizimin e blerjes së sasisë së  2 kg droge, që do të shitej në Piacenza. Shqiptari, i cili u ekstradua në Itali dhe tani është në burg në Como, gjithashtu duhet t’i përgjigjet një sërë  akuzash, që kanë të bëjnë me vjedhjen e banesave dhe villave në territorin e Firences. Ndërkohë, përveç akuzave të reja në lidhje me trafikun e drogës, ndaj shqiptarit rëndon edhe dënimi për vrasjen e mbetur në tentativë të bashkatdhetarit. Mendohet se sherri mes tyre ka të bëjë me çështjen e trafikut të drogës.

12 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)