Ekonomi Urdhri i AKEP: Të mbyllen të gjitha adresat që ofrojnë baste online...

Urdhri i AKEP: Të mbyllen të gjitha adresat që ofrojnë baste online (Lista)

218
SHPËRNDAJE

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë i ka dorëzuar AKEP-it 3 lista me adresa online ku vihen baste dhe kërkon mbylljen e tyre.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare bën me dije se ka njoftuar zyrtarisht të gjitha sipërmarrësit që ofrojnë shërbimin internet për bllokimin e aksesit për të gjitha faqet web të dërguara nga AMLF.

“Çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë rigorozisht detyrimin ligjor për të marrë masat e duhura juridike dhe teknike për kufizimin e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme”, apelon AKEP.

Pavarësisht se AKEP shprehet ka njoftuar kompanitë që ofrojnë shërbimin e internetit, shumë nga faqet e basteve online në listën e AMLF, kryesisht të huaja, mund të aksesohen ende. Prej 1 janarit hyri në fuqi ligji për mbylljen e lojërave të fatit.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

LISTA 1

LISTA 2

LISTA 3

12 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)