Sport Befason trajnerja: Futbollistët i zgjedh nga madhësia e…

Befason trajnerja: Futbollistët i zgjedh nga madhësia e…

783
SHPËRNDAJE

Përfshirja e arbitreve femra në botën e futbollit ishte një risi që u justifikua me barazinë gjinore, por duket se inovacioni ka arritur deri te emërimi i një teknikeje femër në stolin e një ekipi në Gjermani.

Imke Vubenhorst është e para trajnere femër në ekipet e meshkujve, teksa prej 21 dhjetorit ka marrë në dorë “frerët” e ekipit të ligës së 5-të në Gjermani, BV Cloppenburg.

30-vjeçaria është paragjykuar shumë nga opinioni sportiv dhe mediat, por në një intervistë të fundit Imke ka shokuar opinionin.

E pyetur nëse lojtarët duhet të veshin tuta përpara se ajo të hyjë në dhomat e zhveshjes, Imke u përgjigj me ironi therëse.

“Sigurisht që jo, unë jam profesioniste. E zgjedh ekipin në varësi të madhësisë së penisit”, tha teknikja e re gjermane.

17 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)