Ekonomi Evazioni fiskal, Rama mesazh biznesit: Mos luani me taksat se ju gjen...

Evazioni fiskal, Rama mesazh biznesit: Mos luani me taksat se ju gjen belaja!

209
SHPËRNDAJE

Zbulimi i një skeme mashtrimi me TVSH-në, ku dyshohet të jenë përfshirë dhjetëra biznesmenë të njohur në vend, e që ka çuar në lëshimin e urdhërndalime për 25 persona nga Prokuroria e Tiranës, ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama.

Pasi përgëzon nismën e qeverisë së tij për uljen e taksave për biznesin, Rama thotë se 13 arrestimet e kryera paraditen e sotme janë sinjal i qartë për çdo sipërmarrës, se “loja” me taksat do t’i fusë në telashe.

“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit,synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal!Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh,për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë:Mos luani me taksat se ju gjen belaja”, shkruan Rama në Twitter.

17 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)