Kulturë “Fshati Primitiv Ndriçohet nga Meteorë”, eksopozita e Maks Velos

“Fshati Primitiv Ndriçohet nga Meteorë”, eksopozita e Maks Velos

149
SHPËRNDAJE

“Fshati Primitiv Ndriçohet nga Meteorë” është titulli i ekspozitës personale për vitin e ri 2019 që sapo hyri i artistit-piktor Maks Velo.

Një emër i njohur për publikun si arkitekt, piktor e aktivist aktiv. Tashmë në të 80-tat, ai vazhdon të angazhohet e krijojë imazhe të një karakteri të veçantë, reminishenca të një të kaluare të rëndë persekucioni që pa dyshim ndërthuren e ndriçohen nga ndryshimi dhe e sotmja.

Ekspozita do të hapet sot më 17 janar ora 18.00 në Galerinë FAB në Fakultetin e Arteve të Bukura. “Tashmë; ëndrra, imagjinata, fantazia dhe shfaqja njerëzore vinë me ngjyra”, shprehet Velo. U desh kohë që e zeza, makthi, persekucioni, të zbehen e vendin e tyre ta përfshijë një botë plot ngjyra e jetë.

A do ta zëvendësoje ajo errësirën…? Kjo mbetet për tu zbuluar. Proçesi ka filluar, krijimi vazhdon…

17 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)