Aktualitet Ina Muka: Më kërkuan që të iki nga policia

Ina Muka: Më kërkuan që të iki nga policia

642
SHPËRNDAJE

Efektivja Ina Muka, që u plagos me kapsolle gjatë protestës së banorëve të Astirit, pritet të niset sërish në Turqi, për tu kuruar plotësisht.  Ajo ka nevojë për një ndërhyrje të dytë, ndërsa pas një takimi me Ambasadorin e Turqisë u shpreh se nga ngjarja është bërë edhe më e fortë dhe se do të vazhdojë detyrën.

Efektivja, Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur me kapsollë në protestën e 22 nëntorit 2018, që u zhvillua para Kuvendit do të riniset drejt Turqisë, ku do ti nënshtrohet një operacioni të dytë.

“Kjo është një nga ngjarjet që më ka bërë akoma më të fortë për tu rikthyer dhe pse çfarë më rrethon apo njerëzit që mundohen të më tregojnë që më duan shumë dhe më thonë që nuk do të kthehesh, por kjo është e pamundur. Do të kthehem dhe shumë më mirë se ç’isha”, tha Muka.

Në fjalën e tij ambasadori i Turqisë në Tiranë  Murat Ahmet Yörük shprehu gatishmërinë për t’i ndihmuar shqiptarët.

Gazeta Shqip