Botë “Luftë” Turqi-Greqi, avionët e Erdogan hyjnë në hapësirën helene

“Luftë” Turqi-Greqi, avionët e Erdogan hyjnë në hapësirën helene

2813
SHPËRNDAJE

Greqia ka akuzuar Turqinë se ka shkelur hapësirën e saj ajrore, duke e cilësuar këtë veprim si një provokim të Ankarasë.

Raportohet se dy avionë luftarakë turq F16 kanë fluturuar mbi ishullin Kounelonisi të Greqisë.

Avionët turq u kapën nga radarët grekë, të cilët shkelën hapësirën ajrore greke rreth orës 12:03, sipas orës lokale. Ata fluturuan në një lartësi 6 kilometra dhe më pas u larguan.

Greqia i konsideron provokime nga pala turke të tilla raste. Incidente të këtij lloji kanë qenë të shpeshta gjatë muajit të fundit, kur avionë luftarakë turq kanë shkelur hapësirën ajrore greke

Gazeta Shqip