Extra Kuriozitete Shkencëtarët: Temperaturat në oqeane më të nxehta se kurrë

Shkencëtarët: Temperaturat në oqeane më të nxehta se kurrë

185
SHPËRNDAJE

Viti që lamë pas është konsideruar më i nxehti për oqeanet e planetit tonë, qëkur të dhënat botërore nisën të regjistroheshin në vitin 1958. Të dhënat e shkencëtarëve ishin shokuese për vitin 2018 dhe gjetjen e tyre u publikuan në revistën shkencore “Avancimet në Shkencat Atmosferike”.

Ata kanë arritur në përfundimin se viti 2018 kaloi rekordin e mëparshëm të vendosur vetëm një vit më parë. Në 5 vitet e fundit, ngrohja e oqeaneve kanë qenë në rritje, duke shënuar çdo vit një rekord të ri.

“Viti i kaluar vazhdoi me një trend befasues të ngrohjes globale të oqeanit, që është një rezultat i drejtpërdrejtë i ngrohjes njerëzore të planetit”, bënë me dije autorët e studimit.

I njëjti grup shkencëtarësh botoi një artikull javën e kaluar duke treguar se oqeanet po ngrohen më shpejt se sa mendonin shkencëtarët, duke absorbuar më shumë nxehtësi se sa ishte njohur më parë. Kjo do të rezultojë me një rritje 6-fish në ngrohjen e oqeanit nga 2081 deri në 2100, në krahasim me 60 vitet e fundit.

Shkrirja e oqeaneve çon në një sërë problemesh, si rritja e nivelit të detit, stuhi më intensive të reshjeve, zbardhja e koraleve dhe shkrirja e akullit polar.

Sasia në rritje e gazeve serë, siç është dioksidi i karbonit, i lëshuar në atmosferë nga njerëzit krijon një çekuilibër energjie që çon në ngrohjen globale.

“Shumica dërrmuese e nxehtësisë së ngrohjes globale përfundon e depozituar në oqeanet e botës”, thonë autorët. Në fakt, studimet tregojnë se mbi 90% të nxehtësisë së bllokuar nga gazrat serë absorbohet në oqean.

“Rritjet në nxehtësinë e oqeanit janë dëshmi e pakundërshtueshme që Toka po ngrohet dhe shpejt madje”, theksohet në studim.

Gazeta Shqip