Extra Horoskopi Horoskopi – 29 janar 2019

Horoskopi – 29 janar 2019

2281
SHPËRNDAJE

DASHI

Një vështirësi në ambientin e punës do të vërë në provë aftësitë tuaja. Në dashuri  një i njohuri juaj do ju propozojë  një mbrëmje të këndshme, ndaj bëni mirë të pranoni.

DEMI

Do të keni dëshirë të rrezikoni, por yjet ju këshillojnë të jeni të kujdesshëm në ndryshimet që do të bëni. Në aspektin afektiv miqtë do t’ju ftojnë në një mbrëmje argëtuese.

BINJAKET

Do të merrni një ftesë nga një person mjaft interesant e që nuk përjashtohet mundësia të kthehet në një takim shumë romantik, sidomos nëse jeni beqar. Në ambientin e punës kushtojini më shumë vëmendje  punës tuaj.

GAFORRJA

Gjatë ditës së sotme yjet ju përkrahin sidomos në ambientin e punës. Në dashuri do ju duhet të merrni një rol vendimtar për të ardhmen tuaj.

LUANI

Periudha e zezë do të largohet e yjet do të jenë në favorin tuaj. Në ambientin e punës mund të shijoni disa ditë pushime. Në aspektin afektiv do të mund të organizoni ndonjë udhëtim të shkurtër me partnerin tuaj.

VIRGJERESHA

Do të keni mundësi të tregoheni konkretë me personat që ju rrethojnë. Në aspektin afektiv nëse jeni singëll do të lindë tek ju dëshira për aventura.

PESHORJA

Nëse jeni në kërkim të një partneri ideal këtë periudhë mund të filloni një raport të ri me një person që ju pëlqen shumë. Në ambientin e punës situata do të përmirësohet  në favorin tuaj.

AKREPI

Është i mundur sot një udhëtim pune, por që do të merrni rezultate pozitive. Në aspektin afektiv do të merrni një mesazh ose një telefonatë nga një person që është gjithmonë prezent  në jetën tuaj pavarësisht kohës që ka kaluar.

SHIGJETARI

Në këtë ditë, yjet do të jenë shumë miqësor me ju, duke ju gjetur zgjidhjen e mjaft problemeve që keni pasur në punë kohët e fundit. Në ambientin afektiv, jeni të favorizuar në njohje të reja, mjaft produktive.

BRICJAPI

Në punë, do të keni probleme me eprorin tuaj dhe do t’ju duhet të përballeni me të. Në dashuri, duhet të evitoni mundësinë e parë që do t’ju vijë pasi, kjo nuk është mundësia më e mirë për ju.

UJORI

Kjo fazë rezulton të jetë më me fat për ju jo vetëm në sektorin profesional, por edhe në atë afektiv, ku do të keni një lloj tërheqje të veçantë për një person që ju do shumë në të vërtet.

PESHQIT

Një telefonatë e papritur do t’ju prishë humorin. Në ambientin e punës duhet të punoni më shumë për të mbyllur projektet. Në aspektin afektiv do ju duhet të bindni partnerin për të realizuar objektivat afat mesme që keni.