Extra Horoskopi Horoskopi – 31 janar 2019

Horoskopi – 31 janar 2019

2031
SHPËRNDAJE

DASHI

Mos e lini jetën profesionale apo veprimtaritë e tjera të shkelin mbi lidhjen në çift. Financat nuk do jenë problematike dhe ju do keni mundësi të kryeni edhe transaksionet e nevojshme.

DEMI

Saturni i mirë pozicionuar do iu bëjë më të arsyeshëm në dashuri. Do kërkoni mbi të gjitha harmoninë me partnerin dhe ta bëni atë të harrojë momentet e vështira që keni kaluar kohët e fundit. Në planin financiar do keni të gjitha mundësitë për të rregulluar buxhetin.

BINJAKET

Do shkoni në qiell të shtatë sot dhe pasioni do të mbizotërojë gjatë gjithë ditës. Yjet do iu bëjnë të shijoni kënaqësitë e jetën në çift. Në parim klima financiare do jetë e qetë, por për të ruajtur sa më shumë ekuilibrin duhet të tregoheni të matur.

GAFORRJA

Mundohuni ta përforconi bashkëpunimin në çift sot. Pritet që së shpejti të ketë tension dhe vetëm ata që kanë krijuar një lidhje të fortë do mund t’i bëjnë ballë. Mërkuri do iu ndihmojë të përmirësoni buxhetin.

LUANI

Asgjë nuk është më e keqe për një çift sesa heshtja. Ajo e gërryen lidhjen derisa ta shkatërrojë. Kujdes, shprehuni për çdo gjë sot dhe mos mbani asgjë përbrenda. Në plani financiar do mbroheni nga planetët. Mjafton të mos shpenzoni shumë dhe gjithçka do shkojë mirë.

VIRGJERESHA

Në përgjithësi jeta në çift do jetë e mbrojtur dhe e mirë. Vetëm disa do kenë ndonjë debat të vogël lidhur me të shkuarën por që çdo gjë do të qetësohet menjëherë. Financat do i përmirësoni ndjeshëm, por do keni tendence edhe të ndërmerrni shumë rreziqe.

PESHORJA

Ambienti i çifteve do jetë shpërthyes. Disa do kenë pasion dhe lumturi, ndërsa të tjetër do kenë ndarje. Në sektorin financiar mos iu besoni verbërisht propozimeve që do iu bëhen. Tregohuni vigjilente sepse përndryshe ju do humbni.

AKREPI

Në përgjithësi dita do jetë e mirë për çiftet. Edhe pse nuk do ketë ndonjë pasion ekstrem ju gjithsesi do krijoni një klimë harmonike. Mos bëni çdo shpenzim që t’iu vijë në mendje sepse buxheti është i dobët.

SHIGJETARI

Klima në çift do të ngrohet. Do flisni me njëri-tjetrin, do i sqaroni keqkuptimet që kanë lindur dhe do i shprehni më tepër ndjenjat. Me financat do keni probleme, ose do bëni shpenzime të pamenduara ose do iu kërkohet të shlyeni borxhet që keni marrë.

BRICJAPI

Do keni debate dhe zënka me partnerin tuaj sot. Ai nuk do durojë dot më të qëndrojë afër jush dhe do orientohet për diku tjetër. Financat mund të dobësohen. Do gjendeni para disa problemeve delikate dhe të vështira për t’u zgjidhur.

UJORI

Disa persona, qofshin këta beqarë apo të dashuruar do kenë aventura të reja. Në planin financiar do iu jepet mundësia të shtoni të ardhurat dhe të kontrolloni veten. Mos merrni vendime të nxituara për të cilat do pendoheni shpejt.

PESHQIT

Venusi dhe Saturni do të bëhen bashkë sot. Ata do iu sjellin më shumë stabilitet dhe qëndrueshmëri. Në planin financiar do merrni masa për ta organizuar më mirë buxhetin.