Extra Horoskopi Horoskopi – 3 shkurt 2019

Horoskopi – 3 shkurt 2019

1544
SHPËRNDAJE

Dashi

Sot jo gjithmonë do të gjendeni në kushtin e duhur për të bërë zgjedhje: duhet të merrni parasysh faktorë të shumtë, për një zgjedhje të vetme.

Demi

Duhet të socializoheni më shumë sot. Frekuentoni vendet me shumë njerëz ose palestrën. Pranoni ftesat e ngjarjeve të ndryshme.

Binjakët

Do të ndiheni plot dyshime dhe pasiguri sot. Faji i Venerës, e cila do t’ju vihet kundër. Në mbrëmje Hëna do t’ju bëjë më keq.

Gaforrja

Bëjini gjërat me qetësi. Mos vraponi si me punët ashtu edhe me makinën. Do të keni shumë gjëra për të bërë sot. Mos e lini pas dore dashurinë.

Luani

Sajoni kohë të nevojshme për të organizuar gjërat tuaja, në mënyrë që të keni krahë të lirë mbi vendime që mund të justifikojnë një të ardhme të mirë.

Virgjëresha

Do të ndiheni shumë përtac, por duhet të kujtoni se mund të aktivizoheni shumë për të çuar deri në fund atë që filluat.

Peshorja

Duhet të bëni një ndarje të drejtë mes kohës që duhet të shpenzoni për t’u çlodhur dhe asaj për të punuar. Mos i humbni kollaj energjitë.

Akrepi

Vlerësojini mirë pasojat e gjërave që do të bëni sot. Nëse dikush nuk ka treguar respekt ndaj jush, duhet të dini se shumë shpejt do t’ju kërkojë falje.

Shigjetari

Ju këshillohet që të mos udhëtoni sot dhe nëse nuk mund ta shmangni dot, bëni shumë kujdes. Përdorni qartësinë në maksimum për çdo gjë.

Bricjapi

Gjërat nuk do t’ju shkojnë më mirë nëse fajësoni të tjerët. Mundohuni që të reflektoni më shumë për gabimet tuaja. Blini gjëra të domosdoshme.

Ujori

Për këdo që pret një ndihmë nga ndonjë i afërm duhet të dini se do të zhgënjeheni shumë. Besojuni forcave tuaja më mirë.

Peshqit

Kërkoni te miqtë tuaj anën e qetë të një mbrëmjeje në shoqëri dhe alegri: keni nevojë që të relaksoheni. Bëjeni pa u menduar gjatë.

Gazeta Shqip