Extra ShowBiz Bashkëjetesa me Shkëlzenin, Armina: Në fillim s’e dija që ishte djali i...

Bashkëjetesa me Shkëlzenin, Armina: Në fillim s’e dija që ishte djali i Berishës

709
SHPËRNDAJE

Ata janë një nga çiftet më të përfolur të showbizit shqiptar. Po flasim për blogeren Armina Mevlani dhe djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, jeta e të cilëve komentohet për çdo detaj.

Së fundmi ka qenë vetë Armina që ka zbuluar fragmente nga bashkëjetesa me Shkëlzenin në një rrëfim të gjatë për revistën’ Elite’, ku nuk ka munguar as tregimi i variantit të vërtetë se si është njohur me të fejuarin e saj. Sipas ish-miss Shqipëria, në fillim ajo nuk e ka ditur se djali simpatik që po “gjuante” ishte i biri i ish-kryeministrit Sali Berisha.

‘Në fakt forma sesi jemi njohur ka qenë krejt rastësore. Jemi parë diku në një bar pa e njohur njëri -tjetrin për herë të parë dhe kemi pasur shumë tërheqje, madje sot e diskutojmë çfarë kemi ndierë në largësi atë ditë. Të dy jemi emocionuar dhe kemi pasur shumë interes për njëri-tjetrin. Unë pyeta një mikeshë kush mund të ishte, pasi as unë dhe as ajo nuk e dinim kush ishte. Më pas, pas disa kohësh, u gjendëm rastësisht me miq të përbashkët, në të njëjtën tavolinë dhe aty filloi gjithçka, aty bëra lidhjen e ditës së parë, kur u pamë nga larg. Nuk ishte lidhje e menjëhershme sigurisht, ndenjëm shumë kohë thjeshtë duke komunikuar si fillim…Më pas u takuam dhe filloi gjithçka’, thotë Armina.

Sa i përket bashkëjetesës, Armina pohon se si çdo çift edhe ajo grindet me të fejuarin e saj.

“Ditët tona nisin duke ngrënë mëngjes së bashku, më pas të dy dalim për punët përkatëse dhe takohemi në darkë për të ngrënë së bashku, për të parë një film dhe për të biseduar. Unë i adhuroj këto rutina dhe për mua janë pasuria e jetës. Fundjavave drekojmë me familjet tona dhe prindërit tanë së bashku, kryesisht të dielën mund të frekuentojmë edhe ndonjë Spa. Shkëlzeni si bashkëjetues është i thjeshtë, ndoshta sepse përshtatemi shumë në gjërat që dëshirojmë dhe në rutinat që kemi. Na pëlqen të ndjekim të njëjtët filma, të flemë në një orar, kemi të njëjtën shije jo vetëm në të ngrënë, por edhe tek pijet. Por si çdo çift dhe ne kemi momente grindjeje. Do gënjeja nëse do të thoja “jo”. Kryesisht grindemi për gjëra të vogla, siç mund të jenë, vonesa për të shkuar diku apo diskutime të tilla. Asgjë me rëndësi fatmirësisht deri tani.”