Aktualitet Tahiri kërkon seancë të hapur: S’ka sekrete, Prokuroria e nxori dosjen në...

Tahiri kërkon seancë të hapur: S’ka sekrete, Prokuroria e nxori dosjen në media me sms

160
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pasi në fillim të janarit ankimoi vendimin e Prokurorisë për zgjatjen e afateve kundër tij. Tahiri është shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia, ndërsa seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të kërkesës së prokurorisë për ruajtje të sekretit hetimor.

Por ish-ministri ka reaguar duke u shprehur se pas një viti e gjysmë nuk ka më sekrete për dosjen e tij, pasi prokuroria i ka nxjerrë me SMS.

“Nuk ka mbetur asnjë sekret, nuk e kuptoj pse duhet të jetë me dyer të mbyllura. Gjatë hetimeve kanë dal të gjitha materialet në media. Nuk e kuptoj se çfarë sekret ruhet këtu”, ka thënë Tahiri. Ndërkohë që Gjykata ka vendosur që mediat të largohen nga salla.

Gazeta Shqip