Politikë “Ul energjinë në 300 lekë/litri”, Balla ironizon Bashën: Artisti i SHQUP-it (Video)

“Ul energjinë në 300 lekë/litri”, Balla ironizon Bashën: Artisti i SHQUP-it (Video)

516
SHPËRNDAJE

Fazën përgatitore për protestën e 16 shkurtit në Tiranë, kreu i PD-së, Lulzim Basha po e zhvillon nëpër rrethe, ku kërkon bashkim për rrëzimin e Edi Ramës, por edhe artikulon premtime që më shumë i ngjajnë kontekstit të zgjedhjeve parlamentare se sa atyre lokale.

Basha përballë qytetarëve ka premtuar ulje të çmimit të karburantit, ulje taksash për biznesin dhe rishikim të çmimit të energjisë.

Por në takimin e Fierit, duket se kreu i PD e ka tepruar disa pasi ka premtuar që do të ulë çmimin e energjisë elektrike në “300 lekë për litër”.

Artisti i SHQUP-it nuk ka turp të premtojë çdo gjë🤯. Por kjo shpikja që do ulë edhe çmimin e energjisë elektrike 300 lekë për litër🤔, nuk ishte dëgjuar😂. Siklet i madh të ka zënë Lulezim, nga njëra anë kryetari defacto i PD dhe nga ana tjetër kryetari alternativ i opozitës 😇. Vetëm nga sikleti i lëshon edhe këto, se ty s’ta ve re njeri edhe po ia fute kot. Nejse sa pa të zënë gjumi, nesër kemi Kuvend. Ora 10.00🚨

Gepostet von Taulant Balla – Faqja Zyrtare am Mittwoch, 6. Februar 2019

Ky gabim në artikulim i Bashës nuk ka kaluar pa u vënë re nga kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, i cili e ka ironizuar liderin e opozitës në një postim në Facebook.

Balla ka shkëputur një pjesë nga fjala e Bashës, duke bërë edhe një montim komik në këtë video.

“Artisti i SHQUP-it nuk ka turp të premtojë çdo gjë. Por kjo shpikja që do ulë edhe çmimin e energjisë elektrike 300 lekë për litër, nuk ishte dëgjuar. Siklet i madh të ka zënë Lulëzim, nga njëra anë kryetari i defacto i PD dhe nga ana tjetër kryetari alternativ i opozitës. Vetëm nga sikleti i lëshon edhe këto, se ty s’ta vë re njeri edhe po ia fute kot. Nejse sa pa të zënë gjumi, nesër kemi Kuvend. Ora 10.00”, shkruan Balla.