Sociale Media në zi për Kiço Blushin, gazetarë e analistë: Humbëm një penë...

Media në zi për Kiço Blushin, gazetarë e analistë: Humbëm një penë të artë!

170
SHPËRNDAJE

Bota e medias ka reaguar me pikëllim pas ndarjes së beftë nga jeta të shkrimtarit dhe skenaristit të shquar Kiço Blushi. Unioni i Gazetarëve Shqiptar me një shkrim të gjatë në Facebook vlerëson kontributin e tij në botën e letrave shqipe, duke theksuar se la pas një thesar për të rritur e fëmijë.

REAGIMI I UGSH:

Lamtumire miku dhe kolegu yne Kiço Blushi!

Tirane me 8.02.2019

Ndahet nga jeta ne moshen 75 vjeç shkrimtari, publicisti dhe artisti i njohur Kiço Blushi. Jeta dhe vepra e Kiço Blushit eshte e lidhur pandashem me arritjet dhe historine e gazetarise shqiptare, sidomos asaj te shkruar, ne me shume se 60 vjet rresht.
Ai kontribuoi si gazetar, redaktor, kryeredaktor dhe drejtues ne shumicen e mediave me te rendesishme kulturologjike te Shqiperise ne 50 vitet e fundit. Kiço Blushi ishte shkrimtari i rendesishem i letersise per te rritur dhe per femije. Ai la nje kontribut te pashlyeshem ne historine e skenarit te filmit shqiptar si dhe u shqua per publicistiken e tij analitike dhe polemistike.
Per dhjetra dhe qindra gazetare, per shumicen e anetareve te Unionit te Gazetareve Shqiptare, Kiço Blushi do te kujtohet per pervojen, kontributin dhe penen e vet te shquar.
Lamtumire kolegu yne i paharruar!
Ngushellime familjes Blushi!

Përveç UGSH edhe dhjetëra gazetarë që kanë punuar me Blushin ose kanë marrë mësimet e para të profesionit prej tij, kanë shprehur dhimbjen për këtë humbje në publicistikën shqiptare.

Gazetari Sokol Balla thotë në Tëitter se “ne, Brezi X shqiptar, i detyrohemi nje perulje te madhe me respekt librave, filmave te tij, me te cilat femijeria e veshtire nen komunizem, na u be me romantike dhe e bukur”. “Lamtumire #KicoBlushi…”, shkruan ai.

Ndërkohë analisti dhe pedagogu i njohur Erion Kristo e vlerëson Blushin si një nga penat e arta të Shqipërisë.

“Me hidherim te madh percjell largimin nga jeta te shkrimtarit Kico Blushi. E kam cmuar shume publicistiken e tij. Nje pene e arte. Do na mungojne analizat e tij te thuketa”, shkruan ai në Facebook.

Edhe Ylli Dylgjeri ka shprehur hidhërimin e thellë për humbjen e mikut të tij.

“Me hidhërim të thellë mora lajmin për humbjen e shoku, mikut, mësuesit tim të pandarë në vite Kiço Blushi. Nuk kam më fjalë…Dhimbje. Lamtumirë Kiço. Do më mungosh…”, shkruan ai.