Opinion DHURATA E RRALLË E KIÇO BLUSHIT!

DHURATA E RRALLË E KIÇO BLUSHIT!

382
SHPËRNDAJE
Nga e majta në të djathtë, Pirro Milkani, Klara Buda, Saimir Kumbaro dhe Kiço Blushi

Nga Klara BUDA

“Finesa dhe perspikasiteti i këndvështrimin të tij më lanë një mbresë të thellë. Ai më sugjeroi disa elementët kryesorë të tipizimit të figurës së nënës. Ështe pikërisht kjo fuqi tipizimi që e bën një krijues të veçantë. E kuptova menjëherë, se nuk ishte rastësi se pse filmat e firmosur prej tij na kishin ngelur në mëndje! Por ishte edhe shumë bujare, rrallë një krijues ndan me një tjetër këtë dituri, që vjen nga kuptimi i thellë dhe i hollë fenomeneve. Ishte një dhuratë e rrallë!”

Projekti i dokumentarit “Nëna e kurajës” u bë shkak që të takoj dhe të njoh nga afër Kiço Blushin. Atë mëngjes të prillit 2015, kisha takim në shkollën e kinemasë Marubi në Tiranë me drejtorin Kujtim Çashku dhe miku im i vjetër regjisori Saimir Kumbaro, që i ndihmon bashkëpunimet dhe ndërton ura mes njerëzve më gëzoi pse erdhi i shoqëruar me mikun tonë të përbashkët regjisorin Piro Milkani, por surpriza ishte edhe më e madhe: prania e Kiço Blushit. Skenaristin e mirënjohur të dhjetëra filmave që përkundën rininë dhe fëmijërinë tonë, të filmit kult të viteve 70 të: “Beni ecën vetë”, e kisha të njohur si emër, por e shihja dhe e takoja për herë të parë personalisht.

Ishte njeri i ngrohtë dhe erudit, folëm gjatë për këtë projekt dhe së bashku, të gjithë pajtoheshim në parim me pikëpamjen se Nëna shqiptare është e veçantë dhe dokumentari do t’ia tregonte këtë veçori botës.

Ishte takimi i parë dhe i fundit me Kiço Blushin. Por finesa dhe perspikasiteti i këndvështrimit të tij më lanë një mbresë të thellë. Ai më sugjeroi disa elementët kryesorë të tipizimit të figurës së nënës. Është pikërisht kjo fuqi tipizimi që e bën një krijues të veçantë. E kuptova menjëherë, se nuk ishte rastësi se pse filmat e firmosur prej tij na kishin ngelur në mëndje! Por ishte edhe shumë bujare, rrallë një krijues ndan me një tjetër këtë dituri, që vjen nga kuptimi i thellë dhe i hollë fenomeneve. Ishte një dhuratë e rrallë!